9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Vuçiq sërish “vajton”: Serbët në Kosovë i pret një natë e vështirë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor dhe të mos bien në provokime, si dhe të respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in.

Ai tha se serbët në Kosovë duhet t’i besojnë KFOR-it.

“Mesazhi im është respektoni EULEX-in, KFOR-in, mos i lejoni që t’ju provokojnë. Ne nuk jemi kundër KFOR-it, as kundër EULEX-it, as kundër askujt. Ne vetëm duam të shpëtojmë popullin tonë në Kosovë”, tha Vuçiq.

Ai bëri thirrje për respektimin e marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e asociacionit.

“Mesazhi për popullin tonë në Kosovë është se sado e vështirë të jetë për të gjithë njerëzit, nuk ka dorëzim – ne jemi me ju”, u shpreh më tej Vuçiq.

Tutje tha se serbët në Kosovë i pret një natë e vështirë.

“Shpresoj të kemi garanci nga KFOR-i, nga Evropa, se nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj demonstruesve. Shpresojmë që kështu të shkojë. Ne vazhdojmë të flasim me ta, kjo është puna jonë”.

“U bëj thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe të mos bien në provokime”, tha në fund Vuçiq.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...