13.4 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

Vuçiq vendimin për dinarin e quan “sulm ndaj serbëve”, synon ta lidhë me “nevojën për themelimin e Asociacionit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili aktualisht është duke mbajtur fjalimin në Këshill të Sigurimit të OKB-së.

Ai vazhdoi propagandën e tij se vendimi i BQK-së shënjestron drejtpërdrejt serbët për t’ua “bërë të pamundshme jetesën” e tyre në Kosovë.

“Liderët shqiptarë përdorin sundimin e ligjit vetëm sa për të dëmtuar serbët dhe kishën ortodokse serbe. Ngjarja, lëvizja e fundit e Bankës Qendrore të Kosovës ku lëvizja është për të ndaluar dinarin. Më pas ka vazhduar një set sulmesh duke bërë që mbijetesa e tyre në provincën jugore varet në masë të madhe nga mjetet që vijnë nga buxheti i Serbisë. Pra, është sulm ndaj popullatës serbe”.

Vuçiq tha se një numër i madh i njerëzve ndikohen drejtpërdrejt ose tërthorazi varen nga dinarët dhe tha se vendimi “ka për të penguar shumë njerëzve që të kenë kushte bazike për jetesë”.

“Me vendimin për të ndaluar transaksionet për dinarin, regjimi në Prishtinë në mënyrë të drejtpërdrejtë ndalon çdo operacion në të gjitha institucionet shëndetësore, arsimore, sociale dhe kulturore, që u mundësojnë serbëve që të kenë gjërat bazë”, tha Vuçiq.

Ai e lidhi këtë edhe me “nevojën” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kjo paraqet bazën e themelimit për Asociacionin të komunave serbe, kompetencat e strukturat e të cilit janë shumë qartë të sqaruara të nënshkruara në vitin 2015. Serbia ka të drejtë të financojë arsimin dhe kujdesin shëndetësor dhe në këtë kontekst kornizën ligjore të serbëve në Kosovë. Pra, ky përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj serbëve dhe themelimit të Asociacionit”.

Vuçiq tha se euroja është valuta që po përdorët jashtëligjshëm nga Kosova./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...