18.8 C
Pec
E diel, 13 Tetor, 2024

Vuçiq, vizitën në SHBA e quan një “luftë” për çështjen e Kosovës dhe pozicionimin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka përshkruar javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një periudhë tepër dinamike dhe sfiduese.

Ai e quajti këtë vizitë një “luftë” për pozicionimin e Serbisë në skenën ekonomike dhe politike, me fokus të veçantë në çështjen e Kosovës.

“Java në Nju Jork ishte tepër intensive. Ishte një përpjekje shtatëditore për të afirmuar pozicionin e Serbisë në aspektin ekonomik dhe politik. Realizuam kontakte të rëndësishme ekonomike, prezantuam potencialet tona dhe patëm biseda me shumë aktorë ndërkombëtarë. Dëgjuam dhe mësuam nga të tjerët,” tha Vuçiq.

Ai pranoi se disa nga diskutimet mbi Kosovën ishin të vështira dhe se sfida kryesore mbetet mbrojtja e interesave të Serbisë dhe popullsisë serbe në Kosovë, duke theksuar se kjo kërkon veprime të përgjegjshme.

“Është e rëndësishme të vazhdojmë të mbrojmë paqen, jetën dhe të drejtat e qytetarëve tanë në Kosovë, duke ruajtur sovranitetin juridik dhe politik të Serbisë. Duhet të sigurojmë interesat tona kombëtare, pavarësinë dhe sigurinë. Duke zgjeruar horizontet tona dhe mësuar nga bota, mund të sjellim rritje dhe prosperitet për vendin tonë.

“Duhet të ecim përpara, të veprojmë shpejt dhe të mos humbasim asnjë moment në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë”, tha ai, shkruajnë mediat serbe.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...