15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Vuçiqi i quan “gënjeshtarë” ambasadorët e Quint-it në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar ndaj deklarimit të ambasadorëve të shteteve të Quint-it në Kosovë, të cilët kërkuan që serbët të rishqyrtojnë vendimin për të mos marrë pjesë në votimin për ndryshimin e kryetarëve të komunave veriore.

“Shikoni deri ku shkon kjo paturpësi. Pra Kurti organizon zgjedhje. 3.4 për qind dalin në ato zgjedhje, para kësaj ai kryen aksione të panumërta kundër popullit serb. Arreston njerëz, i keqtrajton. Ata rrahin njerëz, plagosin njerëz. Ata mbajnë ‘zgjedhje gjeniale’ dhe na thonë – nuk është problem, pranoni të merrni pjesë në zgjedhje, ata menjëherë do të japin dorëheqjen”, ka thënë Vuçiqi, duke i reaguar letrës së Quint-it, raporton media pro-qeveritare serbe “Alo”

Më tej, presidenti serb u bë edhe parashikues, duke thënë se kur serbët të pranojnë të marrin pjesë në këtë proces, ata nuk do të japin dorëheqje.

“Ne themi, mirë, çfarë doni nga ne tani? Pra, ata thonë, thjesht bëni një peticion, duhet të mblidhni 20 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar. Duhet të mblidhni nënshkrime që peticioni të jetë i vlefshëm me të gjitha mashtrimet e Kurtit atje, ku më pastaj thonë se gjysma nuk vlejnë dhe kështu me radhë. Ne i mbledhim të gjitha dhe pastaj thonë, jo, jo tani merrni pjesë në referendum dhe në referendum na duhet të marrim 50 plus 1 nga totali i votave të regjistruara”, tha më tej Vuçiq.

Më pas ai shtoi se atje nuk jetojnë 50 për qind serbë.

“Dhe Lista Serbe u thotë, kjo është e pakuptimtë, dhe ata përkundër të gjitha këtyre, pas zgjedhjeve në të cilat dolën 3,4 për qind, pas gjithçkaje që bënë, fajin e ka Beogradi. Turp të keni. Shikojuni në pasqyrë, more gënjeshtarë”, u shpreh Vuçiqi.

Shtetet e Quint-it mbrëmë lëshuan një reagim, duke shprehur keqardhjen e tyre me refuzimin e Listës Serbe dhe partive tjera serbe për të marrë pjesë në votimin e 21 prillit për largimin e kryetarëve shqiptarë nga komunat veriore./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...