18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Vuçiqi pretendon se shtypja ndaj serbëve në Kosovë është shtuar

Sot në seancën e Këshillit të Sigurimit është diskutuar për situatën në Kosovë.

Në këtë seancë foli edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq pretendon se nga 8 shkurti kur edhe u mbajt seanca e kaluar e KS të OKB-së është shtuar shtypja ndaj komunitetit serb.

“16 sulme me motive etnike ndaj serbëve, përfshirë edhe sulmet me armë ndaj banorëve në Graçanicë dhe tek të kthyerit në perëndim të Kosovës, dhuna policore e heqjes së tabelave të veturave dhe komunave”, tha Vuçiq.

Ai foli edhe rreth vendimit për ndalimin e dinarit i cili tha se kjo po shkakton vështirësi në jetën e minoritetit serb.

Këtë vendim kreu i shtetit serb e konsideron si të njëanshëm./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...