29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Vuçiqi takon Dodikun, flasin për “asamblenë e madhe serbe”

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka takuar sot presidentin e Republika Sërpskas, Millorad Dodik.

Siç njoftoi i pari i shtetit serb, në takim është biseduar për përgatitjet rreth takimit të asaj që po quhet “Parlamenti i madh serb”.

Në Instagram, ai tha se do të vërtetohet uniteti i popullit serb.

“Takim i shkëlqyer me Millorad Dodikun. Përgatitjet për Parlamentin e 8 Qershorit, tema kryesore e diskutimit. Uniteti i popullit serb do të konfirmohet fuqishëm”, ka shkruar Vuçiq.

Pak ditë më parë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën për Gjenocidin në Srebrenicë.

As Vuçiqi e as Dodiku nuk e pranojnë se masakrimi i rreth 8000 burrave e djemve myslimanë në Srebrenicë përbën gjenocid.

Dodiku paralajmëroi se do të kërkojë zyrtarisht shkëputjen e Republika Sërpskas nga territori i Bosnje e Hercegovinës.

Parlamenti i “Serbisë së madhe” do të mbahet më 8 qershor në Beograd.

Fillimisht, asambleja e madhe serbe ishte paralajmëruar për Pashkë, por ajo u shty, pasi u shty edhe seanca e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën.

Vuçiqi më pas deklaroi se e pranon idenë e Dodikut që Kuvendi i Popullit Serb, Serbi dhe Republika Sërpska, të mbahet menjëherë pas votimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Më herët ata kanë paralajmëruar se në seancë do të bëjnë një deklaratë që do t’i referohet, siç kanë thënë, “pozitës së vështirë” të të gjithë serbëve në rajon. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...