2.5 C
Pec
E hënë, 27 Nëntor, 2023

Vuçiqi thotë u keqinterpretua se “do të njohë Kosovën”

Një intervistë e agjencisë italiane të lajmeve, ANSA me presidentin Vuçiq për gjoja njohjen e Kosovës shkaktoi konfuzion. Korrigjimi nuk vonoi. Deutsche Welle foli me gazetarin italian për keqkuptimin e ndodhur.

Në versionin e parë të intervistës së botuar të hënën në pasditen e vonë (04.03.), të cilin e shpërndau edhe agjencia e lajmeve serbe, Beta dhe agjencia franceze, AFP, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq aludonte me gjasë për njohjen e Kosovës. Intervista shkaktoi reagime të forta në Serbi dhe jashtë vendit. “Ne duhet fillimisht të gjejmë një kompromis, ne nuk mund ta njohim Kosovën pa marrë asgjë nga ana tjetër”, citohet me gjasë presidenti serb.

Por rreth dy orë më vonë, ANSA publikoi një korrigjim të intervistës, në të cilin ishte fshirë fjalia e presidentit serb për njohjen e Kosovës. Ndërkohë që agjencia Beta menjëherë e bëri korrigjimin e raportimit të saj, AFP vazhdoi me versionin e parë të intervistës në disa gjuhë, versione që u morën nga mediat në Gjermani dhe Francë. Të martën në mëngjes AFP publikoi variantin e korrigjuar.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...