9.4 C
Pec
E hënë, 12 Maj, 2025

Vulin kërcënon Haradinajn: Mos ia mësyj veriut me ushtri, do të ndjekim

Zyrtarët e lartë shtetërorë serbë kanë reaguar me kërcënime luftënxitëse ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të shtunën ka thënë se “kush i prek kufijtë e Kosovës, do të na gjejë kufi”.

Ministri serb Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka paralajmëruan kryeministrin Haradinaj se përpjekja e tij eventuale për të hyrë me ushtri në veri të Kosovës do të përfundojë pa sukses dhe me ikje kaotike.

Ky kërcënim i Vulinit vjen pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili duke iu përgjigjur spekulimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, se kinse Prishtina po përgatitet një sulm veri të Kosovës, ka thënë se “… nuk e sulmojmë as veriun as jugun e vendit tonë. Por kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Këtë duhet ta dijë secili”.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...