6.4 C
Pec
E diel, 16 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Vulin thotë se Dijana Zhiviç organizoi protesta kundër Vuqiçit

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se ministrja e re e Bujqësisë në qeverinë e Kosovës Dijana Zhiviç nuk përfaqëson serbët nga Kosova për shkak se nuk ka marrë mbështetjen e tyre në zgjedhje, por për t’i shërbyer autoriteteve të Prishtinës dhe për të paraqitur iluzionin e multietnicitetit, transmeton zeri.info

Në një deklaratë për TV Pink ai shtoi se Zhiviç “ka një ndikim mbi serbët në Kosovë në atë masë sa ka nxjerrë njerëz në rrugë për të protestuar në Graçanicë kundër presidentit Vuçiq, ajo dhe pesë, gjashtë persona të tjerë”.

“Nuk është asgjë e pazakontë për të kërkuar serb privat i cili do të emërohet në këtë pozitë vetëm për të dhënë iluzionin e multietnicitetit”, ka thënë Vulin, duke shtuar se ata janë serbë të cilët nuk përfaqësojnë askënd, por veten e tyre.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...