16.9 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Vushtrria dhe MMPHI-ja me marrëveshje bashkëfinancimi në vlerën 591,500.00€

Komuna e Vushtrrisë  ka bërë të ditura detaje rreth bashkëfinancimit të projekteve me ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, me ç’rast kanë nënshkruar memorandum bashkëfinancimi për realizimin e disa projekteve infrastrukturore në vlerën 591,500.00€.

Projektet që do të realizohen në bashkëfinancim nga Komuna e Vushtrrisë dhe MMPHI janë:

Projekti i rrugës R220 nga Ura e Silnicës deri tek Llamkos;

Projekti i rehabilitimit të rrugëve në fshatrat Akrashticë-Balincë;

Projekti i rehabilitimit të rrugës nga magjistralja N2 Dumnicë e Ulët-Dumnicë e Epërme;

Projekti i rehabilitimit të rrugës “Dëshmorët e Kombit.

Kryetari Idrizi ka falënderuar ministrin Aliu dhe zëvendësministrin Durmishi për bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e komunës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...