18.8 C
Pec
E diel, 13 Tetor, 2024

Vushtrria nisë planin për të lokalizuar qentë para dimrit, ndau mbi 300 mijë euro

Komuna e Vushtrrisë ka ndarë 320 mijë euro për trajtimin e qenve endacakë. Kontrata e dhënë vlen për 36 muaj.

Sipas të  dhënave të  publikuara në  platformën online E-prokurim, ofertuesit  duhet t’i plotësojnë specifikat e parapara si:

“Trajtimi i qenve endacakë ku përfshihen kapja, kastrimi, sterilizimi, vaksionimi për tërbim, hospitalizimi i përkohëshëm. Hospitalizimi i qenve të zgjasë së paku 5 ditë dhe ata të promovohen për adoptim.

Eutanazia e qenve endacakë (qentë endacakë agresivë, qentë e smurë me smundje të rëndë dhe smundje infektive)

Në koston e eutanazisë përfshihen; kapja, testimi paraprak eutanazia, transporti në vendin e caktuar dhe groposja.

Strehimi i qenve endacakë në strehimore  (kostoja e strehimit llogaritet për një muaj)

Testimi rapid për leshmaniozë”.  Ndërsa kostoja për strehimin e qenve në  strehimore do të llogaritet për një muaj dhe si e tillë do të paguahet në bazë mujore. /Indeksonline/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...