Vushtrria ka njoftuar për largimin e trajnerit të ekipit, Alban Dragusha.
Skuadra kosovare e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, ka njoftuar përmes Facebook se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me Alban Dragushën.
Vushtrria pozicionohet në vendin e tretë në grupin B të Ligës së Parë dhe po lufton për promovim në Superligën e Kosovës.
FC Vushtrria në dy ndeshjet e fundit nuk ka kaluar formë të mirë pasi u mposht nga Ulpiana dhe barazoi me 2 Korrikun./Njeshi/