14.4 C
Pec
E enjte, 19 Shtator, 2024

VV aksion para Prokurorisë Speciale, Kurteshi: Prokurori Afrim Shefkiu po pensionohet pa përfunduar rastin e Astrit Deharit

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje në një konferencë për media para Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka folur për rastin e Astrit Deharit.

Në aksionin e sotëm ku janë vendosur disa banerë për prokurorë e gjyqtarë të cilët janë pensionuar dhe rasti Dehari ende s’ka përfunduar, Kurteshi ka thënë se edhe prokurori  Afrim Shefkiu po del në pension pa përfunduar rastin.

“Ne si LVV e kem ftuar këtë konferencë për media, për të treguar një kronologji të rastit të Astrit Dehari, për veprimet dhe mos veprimet e prokurorisë së shtetit, përfshirë Prokurorinë Themelore, dhe atë Speciale, e sidomos mosveprimet e prokurorit special, Afrim Shefkiu, që tani e tri vjet e nëntë muaj e ka mbajtur rastin, dhe tani shkon në pension pa i përfunduar hetimet për rastin Dehari”, është shprehur ai.

Kurteshi ka bërë edhe një kronologji të rastit të Astrit Dehari, ndërsa tha se zvarritja po bëhet më qëllim.

“Zvarritja është e qëllimshme, por nuk do të ndodhë deri në pafundësi, e vërteta do të zbulohet”, tha ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...