Me një koktej festiv, Dega e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë ka mbyllur vitin kalendarik e ku nikoqir ka qenë zv/Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Taulant Kelmendi që është edhe kryetar i degës së këtij subjekti në Pejë.
Kanë marë pjesë edhe kandidatët për deputet nga Peja për zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025, Dr. Raif Qavolli, Gramos Agusholli, Gazmir Raci, Dr. FAtmire Mulhaxha-Kollçaku si dhe vet nikoqiri Taulant Kelmendi.
Ky i fundit ka falënderuar aktivistët partiak veç e veç për punë dhe angazhimin gjatë vitit 2024, duke kërkuar mobilizim për 2025.
Postimi i plotë:
Bashkë me aktivistë, anëtarë, mbështetës dhe mërgimtarë që tashmë kanë ardhur për fundvit, u takuam në një ndejë festive të organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Pejë.
Si kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, i jam falënderues secilës dhe secilit për punën, angazhimin dhe mbështetjen për Lëvizjen tonë dhe qeverinë Kurti.
Në këto momente, ndërsa festojmë sukseset, reflektojmë dhe motivohemi që të punojmë edhe më shumë që fitorja e 9 shkurtit të jetë përtej projeksioneve dhe pritshmërive.
Faleminderit e mirënjoheje gjithsecilit!
500k #58TaulantKelmendi‘-shkruan ai./Njeshi&RADIO 1/