2 shkurti është data e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për mbajtjen e zgjedhjeve, raportojn mediat.
Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur të fshehtë propozimin e saj për datën e zgjedhjeve, teksa partitë e tjera politike kishin dhënë nga një datë.
Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, patën deklaruar si datë 26 janarin. E, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, që është edhe kryetare e Alternativës, si më të favorshme i pati dhënë 9 dhe 16 shkurtin. /Njeshi/