15.4 C
Pec
E shtunë, 3 Qershor, 2023

VV-ja se voton Projektligjin për Skemat Sociale – Dreshaj: Ky është vendim kundër Kushtetueses

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur konferencë për media në lidhje me mo votimin e plotësim-ndryshimit të ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, propozim ky i propozuar nga kjo parti.

Deputeti i kësaj partie, Shemsedin Dershaj tha se vendimi i VV-së kundër këtij ligji, është vendim kundër Gjykatës Kushtetuese.

“Sot ishim dëshmitar deri ku mund të shkoj mendësia totalitare që nuk e njeh opinion tjetër as kushtetues, as penzionist, as sindikalist. Vendimi i sotëm i VV-së është vendim kundër Kushtetës së vendit”.

“Vendimi i Kushtetutës vlerëson si anti-kushtetues dhe diskriminues dy nenet. Me këtë votim kundër pensionistët u plaçkitën për 6 muaj. Pas 15 korrikut ky nen diskriminues nuk do të ekzistoj më”, tha ai.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti nuk mori mbështetjen e deputetëve, prej 61 sa morën pjesë në votim 25 ishin për, 32 deputetë kundër dhe 4 abstenime.

Ditë më parë Gjykata Kushtetuese kishte marrë vendim që t’u njihej përvoja e punës të gjithë personave të larguar nga puna në vitet e 90-ta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...