18.2 C
Pec
E diel, 1 Gusht, 2021

VV-ja thotë se është e çuditshme pse opozita reagoi për KPM-në e jo edhe për RTK-në

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për medie, pasi e ka parë të çuditshme që opozita ka reaguar për formimin e komisionit ad-hoc për KPM-në, por nuk ka reaguar për RTK-në.

Deputetja Doarsa Kica Xhelili, ka thënë se të dy proceset kanë qenë të njëjta, por reagimet s’kanë qenë të njëjta.

“Është e çuditshme që thuhet diçka nga një deputetet si anëtare ndërsa asnjëra nuk kanë qenë prezent kur kanë ndodhur intervistimet për bordin e RTK dhe KPM. Dje u votuan kandidatët nga jo-shumicë. Ne kemi pasur reagime vetëm me proceset e KPM-së dhe kjo është e çuditshme. Dje nuk pat fjalime për pakica. Gjithmonë kur janë themeluar komisionet kanë qenë akterët e interesuar. Unë ende e kam të paqartë kur është themelua komisioni ad hoc. Cila është arsyeja që konsiderohet top sekrete. Dhe është shumë e rëndësishme që po bëhet këto dezinformata. Unë dua ta përmbyll që nuk po i bënë mirë që po dalin me deklarime të tilla sepse janë kandidatë nga radhët e opozitës”.

Deputet i VV-së, Fitim Haziri, ka thënë se është e çuditshme se me 27 maj të dy komisionet janë formuar të njëjtën ditë.

“Për bordin e RTK kemi mbajtur dy mbledhje. Dje kemi kaluar votim dhe është bërë përzgjedhja e dy anëtarëve. Çka qëndron mbrapa kësaj që për njërin komision kemi reagim e për tjetrin jo. Reagime kemi pasur vetëm për KPM. Kush qëndron prapa këtyre reagimeve”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...