18.6 C
Pec
E shtunë, 23 Shtator, 2023

VV-ja tregon arsyen e mospjesëmarrjes në seancën për librat: Procesi po vazhdon

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media me këtë rast Ardian Gola, kryesues i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ka thënë se fillimi i vitit shkollor ka qenë i rregullt e se vendimi për librat ka eliminuar praktikat korruptuese.

Ai ka thënë se VV-ja e ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme për librat sepse ajo ka qenë politike dhe ka pasur tendencë që t’ua prishë disponimin nxënësve. Sipas tij, duhet të priten të dhënat e sakta për të diskutuar rreth këtij vendimi.

“Kemi një fillim të rregullt të vitit shkollor, edhe viteve të kaluara kemi pas vonesa, duhet të presim epilogun e këtij procesi, sepse nuk ka asgjë të pazakontë përveç një vendim i cili po mundohet ta heq një praktikë korruptuese”.

“Kemi të bëjmë me një ndryshim të praktikes të distribuimit, përkatësisht shpërndarjes së librave shkollorë nëpër shkolla për fëmijët tanë. Ne ende nuk i dimë implikimet e këtij vendimi për të zhvilluar ndonjë debat të mirë-informuar dhe mbi informata të sakta, për shkak se procesi po vazhdon dhe kemi një fillim vit plotësisht në rregull shkollor”.

“Edhe sikurse vitet e kaluara kemi pas vonesë në sigurimin e teksteve shkollore, por meqë ka qenë kështu çdo vit, ne ende nuk e dimë saktë nëse kjo vonesë është për shkak të vendimit të ndërmarrë nga Qeveria apo është për disa shkaqe të cilat kanë qenë evidente edhe në të kaluarën”, sepse edhe viteve të kaluara kur ka pas negocim të çmimit, prapë kemi pas vonesa të teksteve”.

“Ky vendim i cili ka ardhur si rezultat i nevojës për të shmangur abuzimet, keq menaxhimet, mungesën e planifikimeve të qëndrueshme në të kaluarën. Gjitha këto të evidentuara qartazi nga organet e pavarura të Republikës së Kosovës, që janë auditimet”.

“Ky vendim do të diskutohet edhe në komision pasi t’i kemi të dhënat e qarta të këtij procesi, por jo seanca të cilat zhvillohen përmes të gjeturave arbitrare dhe kanë qëllim t’ua prishin disponimin fëmijëve në fillim të vitit shkollor”.

“Nuk ka asgjë të pazakontë, përpos një vendimi i cili synon të transformoje një praktikë me plot të meta korruptive në të kaluarën, në një praktikë e cila mobilizon edhe prindërit përmes subvencionimit që t’i blejnë tekstet e tyre”, tha ai.

Fjalën më pas e ka marrë deputeti Kokaj, i cili e ka “pështjelluar” çështjen e teksteve mësimore, duke akuzuar shtëpitë botuese për abuzim me çmime.

“Unë dëgjova në Tiranë që një libër ishte 2.2 euro, nuk e di si quhej tituli i librit, kurse në Kosovë 6.3 euro. Shto këtu edhe faktin që përveç tekstit bazë ekziston edhe një ndajshtesë që quhet fletore pune, ato plus kanë një kosto të veçantë. Konsideroj që ka qenë e nevojshme që të bëjë një hap të reformimit, të organizimit të këtillë dhe se ky është hapi i pare. Se njeriu plaket duke nxënë. Edhe ky i kësaj ministrie ka një gabim të caktuar, por në qoftë se kuantifikohet gabimi, defundohet. Jemi koshient që gjithmonë ekzistojnë gabimet por jo me nihilizëm të sjellemi…”, ka deklaruar Kokaj.

“Unë kisha me e folë një kritikë tjetër: Fakti që tekstet konsideroj që janë të dobta. Janë numër shumë I madh të tyre, respekt  për disa, në kuptimin shkencor e pedagogjik edhe gjithësor. Prandaj, në këtë aspekt duhet të mendojmë që autorët të jenë më kompetencë. Për t’i dhënë dikuj dritë vetë burimi duhet të shkëlqejë”, deklaroi më tej ai.

Ai nuk ka lënë pa përdorur edhe fjalë të urta për ta përshkruar situatën e shkaktuar.

“Në qoftë se ngjitet gabim për ta shëruar atë këmbë së pari duhet të rithehet ajo dhe të ngjitet për së mbari”, deklaroi më tej Koka.

./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...