-7.8 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

VV: Kurti në gjendje stabile, infeksion gripal

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është shtrirë në QKUK, përkatësisht në klinikën infektive, për shkak të një infeksioni gripal, ka njoftuar kryetar i qendrës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia.

Vitia ka thënë se gjendja e Kurtit tashmë është stabile.

Postimi i plotë: 

Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal.

Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt./Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...