3.8 C
Pec
E martë, 24 Janar, 2023

VV me video të re, sulmon pushtetet e kaluara e individë të caktuar

Lëvizja Vetëvendosje ka lansuar të martën një video në faqen e vet në Facebook.

Përmes saj, ajo ka treguar për gjërat e këqija, si hajnia, vjedhja e zhvatja që sipas saj nuk po ndodhin tash në këto dy vitet e fundit prej kur Kosova qeveriset prej tyre, por që kanë ndodhur më herët kur me vendin udhëheqnin partitë tjera politike.

“Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika. Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin. Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës. Ka shtet sepse s’ka banda. Ka zhvillim sepse s’ka hajni”,thuhet në përshkrimin përmbi video.

Aty sulmohen individë si kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ndonëse nuk i përmendet emri, po vetëm vendoset fotografia e tij tek pjesa ku sipas VV-së ka përfunduar koha kur Qeveria shantazhohej nga sindikatat.

E po ashtu edhe biznesmeni Blerim Devolli figuron në video, kur flitet për fitimet e oligarkëve. Në të njëjtin kontekst janë vënë edhe djemtë e Isa Mustafës e Sami Lushtaku./Njeshi/

Videoja e plotë;

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...