4 C
Pec
E diel, 19 Janar, 2025

VV nuk do të ankohet kundër vendimit të PZAP që urdhëroi certifikimin e Listës serbe

Përfaqësuesi i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-së për Listën Serbe. Sipas tij nuk ka kuptim që ta bëjnë një gjë të tillë.

“Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimin tonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-së është i punuar sipas atij parimi “me letra krejt në rregull”“, tha Kurteshi.

Ai për RTV21 ka thënë se përdorimi i termit “Kosovo dhe Metohija” nuk ka qenë arsyeja e vetme dhe kryesore për votimin kundër certifikimit të Listës Serbe. Sipas tij ka dëshmi të shumta se Lista Serbe është pjesë e grupit terrorist të drejtuar nga Millan Radoiciqi.

“Kemi një varg faktesh dhe dëshmushë që Lista Serbe është pjesë e organziatave terroriste, kanë bërë veprime terroriste dhe vazhdojnë të bëjnë”, tha Kurteshi.

Dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa e ka anuluar vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit. PZAP i ka kërkuar KQZ-së që ta certifikojë atë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...