3.7 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

VV publikoi dhe më pas e fshiu videon “Çka ka, çka nuk ka”, ku flitet për rrugët

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar edhe sot me publikimin e video-incizimeve të titulluara “Çka ka, çka s’ka”.

Këtë herë të njëjtit kanë vendosur të merren me gjendjen e infrastrukturës në vend.

Edhe pse qeverisja e VV-së tashmë njihet edhe si “bllokada e infrastrukturës”, të njëjtit kanë vazhduar të ankohen për qeverisjet e kaluara.

Në këtë video, nga Vetëvendosje pati ankesa në lidhje me rrugët si: Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Gjilan e të tjera.

Janë pikërisht këto rrugë për të cilat qytetarët po presin prej shumë kohësh që të punohet e të lëshohen në qarkullim siç do të duhej të ishin, e jo të tilla në çfarë gjendje janë e që po shkaktojnë telashe të mëdha vazhdimisht.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë deklaruar se kanë ndaluar keqpërdorimet dhe se Qeveria Kurti ka shtruar rrugë në pjesën veriore duke lidhur disa fshatra në qytetin e Mitrovicës, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?!

Rrugët dhe akset rrugore që tashmë janë në rrugë të drejtë për t’ju jetësuar:

Prishtinë – Podujevë;

Prishtinë – Mitrovicë;

Prishtinë – Gjilan;

Prishtinë – Pejë;

Kievë – Zahaq;

Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte.

Vetëm në aksin Kievë-Zahaq të rrugës Prishtinë – Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të shpronësimit. Por e parandaluam. Me qeverinë aktuale ky shpronësim nuk do të kushtojë më shumë se 90 milionë euro.

Ministria e Infrastrukturës është gjetur me 182 milionë euro borxhe të shpronësimeve, ndërkaq buxheti i gjetur që ka qenë i planifikuar për kthimin e këtij borxhi ka qenë vetëm 2 milionë  euro. Ideja qartazi ka qenë aplikimi i kamatës prej 7% në vonesa, që të zhvatet për vjet e më shumë buxheti i shtetit.

Këtë nuk e arritën sepse i ndalëm dhe e kthyem situatën në 0 për t’ia filluar së mbari. Pa keqpërdorime dhe devijime. Pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë.

Qeveria Kurti ka shtruar rrugë në pjesën veriore të vendit duke lidhur fshatrat me qytetin e Mitrovicës. Do të vazhdojë me këto projekte rrugore që kanë rëndësi qendrore për infrastrukturën publike. Na kanë vonuar por nuk na kanë ndalur./Lajmi.net/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...