Të dy kandidatët për zëvendëspresidentë demokratë dhe republikanë po bëjnë fushatë sot në shtetin Michigan.
Duke folur në Detroit, Tim Ëalz u drejtohet votuesve, duke thënë se Donald Trump “di vetëm të përfitojë prej tyre” dhe se presidenca e tij ishte një “varg i pafund premtimesh të parealizuara “.
Nën administratën Biden-Harris, ai thotë se “ne kemi parë mbi 400,000 vende pune të kthehen në Michigan”.
JD Vance ndërkohë foli në Portage, me një kamion plehrash të markës Trump-Vance në sfondin e tij.
“Kujtoni që nga Hillary Clinton që na quajti të mjerueshëm… deri tani shefi i Kamala Harris duke thënë se mbështetësit e Donald Trump janë mbeturina. Këta janë njerëz që urrejnë bashkëqytetarët e tyre”, thotë ai. “Kemi vetëm katër ditë për t’u kthyer në të kuqe Michigan.”/Njeshi/