3.7 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Westerlund: Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka folur për situatën politike dhe për mbështetjen që Suedia po i ofron Kosovës.

Për zbatimin e marrëveshjeve të dala nga Brukseli dhe aneksi i Ohrit, të cilën gjë Serbia po e kundërshton, ambasadori suedez ka thënë se një situatë të tillë e kemi prej dekadash

“Ekziston një proces që ka filluar shumë vite më parë, që ka qenë i suksesshëm më 2013 dhe 2015 dhe tani kemi një proces, kemi një marrëveshje të Brukselit të 27 shkurtit dhe aneksin e Ohrit në mars, ku të dyja palët janë pajtuar për atë marrëveshje. Pra, çka duhet të fokusohemi këtu në Prishtinë është se obligimet e marra nga Prishtina zyrtare t’i zbatojë”, deklaroi ambasadori suedez, Westerlund, duke aluduar te Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.

Në intervistën për mediumin publik, ambasadori suedez duke folur për draft-statutin e Asociacionit tha se “është hartuar me shumë kujdes, ku janë përfshirë disa kërkesa të qeverisë së Kosovës që të përmbushen dhe e para ka qenë që të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe besoj se e kemi përmbushur këtë kriter”.

Ai tha se i mbetet Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë këtë gjë.

Ambasadori theksoi se është koha e duhur për të ecur përpara, teksa shtoi se ky obligim rrjedh që nga viti 2013-2015 dhe nuk ka ndonjë gjë të re.

Ndërkaq lidhur me heqjen e masave ndaj Kosovës të vëna nga BE, ambasadori suedez tha se ka një urgjencë, ndonëse lufta në Ukrainë po merr përmasa të mëdha, në fokusimin edhe në Ballkanin Perëndimor, ku nga ana e vendeve të BE-së theksojnë se e ardhmja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE.

Ndërkaq lidhur me integrimin e Kosovës në BE, ambasadori Westerlund tha se Kosovën si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duam ta shohin në BE.

“Suedia është përkrahësi i madh i Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në BE, por edhe në strukturat tjera euroatlantike”, tha Westerlund, derisa theksoi se edhe në sferën ekonomike vendi i tij do ta mbështesë Kosovën.

“Për Kosovën kemi ndarë rreth 11 milionë euro në vit në zhvillimin ekonomik dhe në sferat tjera”, saktësoi ambasadori suedez./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...