1.8 C
Pec
E hënë, 17 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

William Walker jep dëshmi për krime lufte, deklarohen nga Gjykata

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka dëshmuar sot pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për krime lufte.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, i ka thënë mediave se Walker është paraqitur për dëshmi pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së tij.

Seanca ku ai ka dhënë dëshminë është e mbyllur për publikun.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W , i cili ka të bëjë me krime lufte. Rasti është i mbyllur për publikun”, ka thënë Gashi.

Pika 1 e nenit 149 “Mundësia hetuese e veçantë” e Kodit të Procedurës Penale përcakton se “Përjashtimisht, prokurori i shtetit, viktima, mbrojtësi i viktimave, i pandehuri ose mbrojtësi i tij mund të kërkojë që gjyqtari i procedurës paraprake të merr dëshmi nga dëshmitari ose të kërkojë ekspertizë me qëllim të ruajtjes së provës kur ekziston një mundësi e veçantë për marrjen e provës së rëndësishme ose kur ka rrezik të konsiderueshëm se kjo provë nuk do të mund të merrej gjatë shqyrtimit gjyqësor“./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...