-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Woody Allen padit Amazon, kërkon 68 milionë dollarë dëmshpërblim

Regjisori i famshëm e ka akuzuar për shkelje të kontratës së tyre duke refuzuar shpërndarjen e filmit të tij të fundit.

83-vjeçari po kërkon më shumë se 68 milionë dollarë dëmshpërblim, duke pretenduar se kompania ka kthyer mbrapsht marrëveshjen midisi tyre pa shkak. Amazon publikoi dy filmat e fundit të Allen dhe gjithashtu shpërndau serinë e tij televizive “Crisis in Six Scenes”.

Por refuzoi ta bënte këtë për filmin e tij të fundit, “A Rainy Day in New York”.

Sipas dokumenteve të paraqitura të enjten në Nju Jork, Allen pretendon se Amazon u tërhoq nga marrëveshja në qershor të vitit 2018 për shkak të akuzave se regjisori ka sulmuar seksualisht vajzën e adoptuar Dylan Farrow, në vitin 1992.

“A Rainy Day in New York” është xhiruar në vitin 2017. Në këtë film intepretojnë Jude Law, Rebecca Hall, Selena Gomez dhe Timothee Chalamet./Top Channel

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...