18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Xavi nuk ndryshon mendje, do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka ripërsëritur vendimin e tij se do të largohet nga klubi që drejton në fund të sezonit aktual.

Pavarësisht spekulimeve në lidhje me një ndryshim të mundshëm të vendimit të tij, Xavi përsëriti angazhimin e tij të palëkundur për t’u larguar nga klubi.

Ai pohoi se vendimi i tij është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe mbetet përfundimtar.

“Vendimi im për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit nuk do të ndryshojë. Vendimi që mora është i duhuri, ai i ka dhënë një mendje të qetë klubit, lojtarëve, madje edhe shtypit. por edhe për mua dhe për mjedisin… por nuk po ndërroj mendje”, u shpreh Xavi.

Përndryshe, Barcelona pas njoftimit që dha Xavi për largim, është këndellur, teksa së fundmi shënoi fitore ndaj Paris Saint-Germainit, me rezultat 3-2, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...