13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Xhakaliu për zgjedhjet në Gjermani: Në sondazhe po prin CDU/CSU – e dyta është AfD

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani gjatë viteve 2012-2018, Skënder Xhakaliu, ka folur për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër në shtetin gjerman.

Xhakaliu tha se një ditë para zgjedhjeve në Gjermani, klima politike atje është mjaft e tensionuar dhe e polarizuar, ku tha se partitë kryesore e kanë intensifikuar fushatën e tyre me fokus në temat e emigracionit, ekonomisë dhe politikave energjetike.

“Sa i përket koalicionit, është herët të flitet por sondazhet tregojnë që Partia Kristiandemokrate, pra në koalicionin CDU/CSU do të jetë partia fituese me rreth 30-34 për qind. Partia e dytë, që është parti do të arrijë rezultatin historik është partia AfD, që pritet të ketë rreth 20 për qind të votave”.

“Dhe mandej në bazë të sondazheve aktuale e kemi partinë e tretë, atë Socialdemokrate me Kancelarin Scholz, i cili në sondazhet e fundit ka pasur ngritje deri në 18 për qind, kurse e fundit është Partia e Gjelbër me rreth 13 për qind”, tha Xhakaliu në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Ai foli edhe për votuesit nga Kosova që kanë shtetësi gjermane, ku tha se pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet në Gjermani do të mund të ndikojë sadopak në kandidatët për deputetë nga vendet ku veprojnë.

“Për fat të keq ende s’kemi ndonjë kandidat direkt nga ana shqiptare në këto zgjedhje, por fati i mirë është që në zgjedhjet komunale do të kemi disa kandidatë nga bashkatdhetarët tanë në parti të ndryshme, sidomos në SPD dhe CDU. Vetëm në Hamburg do të kemi tre kandidatë në zgjedhjet komunale”, tha ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...