Me një mesazh në faqen e tij në facebook, Haliti, ka çmuar lartë veprën sublime të familjes Jashari.
Postimi i plotë;
“Qëndresa mbinjerëzore dhe flijimi i Jasharajve i hapi rrugën krah më krah Epopesë së lavdishme të UÇK-së, e cila, duke pasë mbështetje të fuqishme edhe nga komuniteti demokratik ndërkombëtar dhe veçanërisht nga partnerët strategjik të popullit shqiptar, çoi në përfundimin e robërisë së Kosovës dhe fillimin e pakthyeshëm të Epokës së Lirisë, në themelet e së cilës qëndrojnë përkushtimi dhe sakrificat tona të panumërta, si individ, Lëvizje Kombëtare, Kosovë dhe Komb.”-ka shkruar Xhavit Haliti /Njeshi/