11.4 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Xhavit Haliti nuk zgjidhet deputet, falënderon votuesit: Do të vazhdoj të jem zë i fuqishëm brenda PDK-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbi 15,500 qytetarë brenda dhe jashtë Kosovës që i besuan votën në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në një mesazh falënderimi, Haliti ka theksuar se, ndonëse votat e fituara nuk ishin të mjaftueshme për ta siguruar mandatin e tij të shtatë si deputet, ai mbetet i përkushtuar ndaj vizionit politik dhe kombëtar për të cilin është angazhuar për më shumë se gjysmë shekulli.

“Mbështetja juaj është burim fuqie për të kontribuar në ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar, më përparimtare dhe më të sigurt për të gjithë,” ka deklaruar Haliti, duke shtuar se do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm brenda PDK-së.

Ai gjithashtu bëri thirrje për krijimin sa më shpejt të institucioneve të reja funksionale, për të siguruar stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në vend.

Në fund, Haliti ka uruar deputetët e PDK-së dhe të gjithë të zgjedhurit për punë të mbarë dhe të suksesshme në shërbim të qytetarëve dhe Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...