Videoja e fundit e prezantuar nga Lëvizja Vetëvendosje ku i paraqesin “shkatërruesit e shtetit dhe sukseset e tyre dy vjeçare”, përmes një video të titulluar “ Çka ka çka s’ka” po konsiderohet si propagandë.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, në një prononcim për mediamm këto video i ka quajtur propaganduese duke mos dashur t’i komentoj më shumë ai tha se ata që kanë ndonjë ankim atë duhet ta adresojnë në gjykatë.
“E drejta e tyre është me bërë video. Ata kanë vendosur me dalë me video propaganduese nëse dikush ka ndonjë ankim le të ankohet në gjykatë”, tha ai për Front Online.
Haliti kishte reaguar edhe në të kaluarën kur Vetëvendosja publikoi video të tilla e ku u apostrofuan shumë fytyra të politikanëve të PDK-së.
Edhe atëherë Haliti tha se llogari u jep vetëm institucioneve të shtetit.
Edhe në të kaluarën Haliti kishte kërkuar që pretendimet e tilla të përcillen në gjykatë.
“Të krijohen mendime negative për njerëzit që kanë kontribuuar ose nuk kanë kontribuuar, që kanë shkatërruar shtetin ose që kanë keqpërdorur pozitën nuk gjykohen, përmes Facebook-ut, por denoncohen në prokurori dhe në gjykatë”, kishte deklaruar Haliti në tetor të 2022-tes./Njeshi/