Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas votimit nga Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës për bashkëshorten e Ministrit, Liburn Aliu dhe nipin e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për anëtarë të bordit KOSTT-it.
Përmes një reagimi në Facebook, Xhemaili ka thënë se korrupsioni po servohet si vlerë patriotike.
“Lufta që ka bërë VV kundër korrupsionit dhe nepotizmit paska qenë jo sepse janë fenomene që e vjedhin popullin por sepse VV nuk ka qenë pjesë e saj. Tashmë që janë Qeveri, korrupsioni dhe nepotizmi me ata të përfshirë, po servohet si vlerë patriotike”, ka thënë Xhemaili.
Reagimi i plotë: