16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Xherdan Shaqiri shënon në portën e Amir Saipit në derbi

Xherdan Shaqiri ka qenë sërish vendimtar në fitoren e Baselit ndaj Luganos me rezultat 2-0 në kuadër të javës së e 31-të në elitën e futbollit zvicran.

Pas një pjesë të parë pa gola, Shaqiri e hapi ndeshjen në minutën e 64-të duke shënuar për 1-0.  

Baseli shënoi tjetër gol në minutën e 82-të për 2-0, ndërsa  Shaqiri la fushën në minutën e 88-të. 

 

 

Sulmuesi shqiptar këtë edicion i ka 11 gola e 14 asistime në 27 paraqitje kampionale.   

Te Baseli startuan edhe Leon Avdullahu e Albian Ajeti, ndërsa te Lugano u paraqitën Amir Shaipi, Albian Hajdari, Uran Bislimi dhe Shkëlqim Vladi.  

Baseli është lider me 55 pikë. Tani i ka katër pikë më shumë se Servette e vendit të dytë. Young Boysi është i treti me 50 pikë. 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...