9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

Yaya Toure mendon ta vazhdojë karrierën në Amerikë

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë aktualisht është pa klub.

Ish mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure deklaroi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe se shikon SHBA-të dhe Azinë, si vendet ku mund të vijojë karrierën, shkruan KosovaPress.

Pas një aventure të dështuar me Olympiacosin në Greqi, mesfushori nga Bregu i Fildishtë është tashmë një lojtar i lirë dhe po pret për një tjetër ofertë për të vijuar karrierën.

“Nuk është akoma momenti për t’u tërhequr”, deklaroi Toure. “Besoj se mund të luaj akoma për dy-tre sezone të tjera, ndoshta në SHBA apo Azi. Po marr kohë për të menduar zgjidhjen më të mirë për të ardhmen time”, tha futbollisti. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...