Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS mbajti aksion rrugor “Dera e Pritjes”, pra të mërkurën e 30 gushtit.
Visar Kukaqi, aktivist i kësaj organizate joqeveritare tha se edhe në këtë përvjetor të shënimit të ditës së të zhdukurve, fati i 1616 personave është në errësirë dhe se janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, për të ndjerë peshën e këtyre personave të zhdukur me dhunë. Kukaqi tha se sot është ditë solidarizimi po aq sa është një ditë që thërret për kritikë, llogaridhënie e veprim të menjëhershëm.
“Edhe një përvjetor fati i 1616 i personave të zhdukur është në errësirë, sot në ditën ndërkombëtare të viktimave të zhdukur me dhunë, jemi mbledhur këtu në Sheshin “Skenderbeu” për të ndjerë peshën e 1616 të zhdukur me dhunë. Sot është një ditë solidarizimi po aq sa është një ditë e cila thërret për kritikë, llogaridhënie dhe veprim të menjhërshëm.”
Ai shtoi se aksioni i tyre është realizuar me një derë të zezë, derë e cila simbolizon pos agonisë, trishtimin e pikëllimin, edhe pritjen e stërzgjatur të të zhdukurve me dhunë. Ai tha se kjo është dera e pritjes e cila për cdo ditë gjendet në shtëpitë e familjarëve të personave të zhdukur me dhunë, familjarë të cilët nuk kanë qetësi të shpirtit e pushim të mendjes, .
“Pranë meje është një derë e zezë, një derë që simbolizon agoni, trishtim dhe pikëllim, një derë që mishëron pritjen e stërzgjatur të të zhdukurve me dhunë. 1616 të zhdukur që 24 vite, kjo është dera e pritjes që sot e kemi këtu në shesh, për çdo ditë gjendet rreth e rreth Kosovës, në shtëpi të familjarëve të të zhdukurve të cilët ende nuk kanë qetësi të shpirtit e pushim të mendjes, të cilët janë dëshmitarë të një zhgënjimi epokal nga institucionet tona që kanë dështuar të bëjnë punën e tyre plot 1616 herë pë plot 24 vite të gjata”.
Kukaqi në fjalimin e tij, në këtë aksion rrugor të YIHR-së, tha se nuk mund të mendojnë për të ardhmen e zhvillimin e Kosovës, e as për demokracinë e bashkëjetesën kolektive, ndër të tjera shërimin kolektiv pa ballafaqimin me të kaluarën. E kjo e kaluar, sipas Kukaqit është e errët sic është dera e përdorur në këtë aksion rrugor. Ai tutje vazhdoi thënë se kërkojnë nga institucionet përkatëse që të kenë prioritet zbulimin e së vërtetës, në mënyrë që të mund t’i shprehin ngushëllime familjeve dhe që të sigurohet përgjegjësia për autorët e krimit.
“Nuk mund të mendojmë për të ardhmen për zzhvillmin e Kosovës, për demokracinë, për paqën, për bashkëjetesën kolektive, për shërimin kolektiv, pa ballafaqimin e mirëfilltë me të kuluarën, e kaluara jonë është e errët ashtu si dera e pritjes, imazhi dhe përjetimimet e të kaluarës janë një tmerr në terr, të mbuluara me zhargon politik e sipërfaqësor, të humbura në mosveprim efikas dhe zgjënjim institucional, nuk duhet të kemi nevoj t’i kujtojmë institucinet tona se zbardhja e fatit të të zhdukurve nuk pret as 24 sekonda e le më 24 vite, mirëpo realiteti tregon ndryshe dhe prandaj jemi këtu, në këtë aksion në rrugë, që të bëjmë thirrje me vendosmëri institucionet tona që të njohin urgjencën e trajtimit të kësaj çështje si një komponentë themelore të procesit të ballafaqimit me të kaluarën, ne i kërkojmë atyre që të kenë prioritete zbulimin e së vërtetës, t’u japin ngushëllim familjeve të tyre dhe të sigurojnë përgjegjësi për autorët e krimit”, tha Visar Kukaqi, aktivist në YIHR./Njeshi/