12.9 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Ylli e kërkon fitoren ndaj Bashkimit dhe kalimin në gjysmëfinale të “play-off”-it

Golden Eagle Ylli do ta kërkojë fitoren e cila të dërgon në gjysmëfinale të “Play Off-it”, në Superligën e basketbollit.

Suharekasit udhëtojnë për t’u përballur me skuadrën e Bashkimit.

Ndeshjen e parë, ekipi therandas e kishte fituar bindshëm 87:69.

Në përballjen e parë, basketbollisti më efikas i Yllit ishte Alonzo Verge Jr me “double-double”, 26 pikë e 12 asistime.

Ai u ndihmua edhe nga dyshja Grimes e Nesbitt me 17, respektivisht 12 pikë.

Në krahun tjetër, për prizrenasit nuk kryen punë 27 pikët e Lejson Zeqirit.

Edicionin e rregullt, Ylli e përfundoi në pozitën e tretë me 19 fitore e nëntë humbje, kurse Bashkimi i gjashti me 11 fitore e 17 humbje.

Në gjysmëfinale kualifikohet skuadra që i shënon dy fitore, ku i pret Peja, e cila e ka përparësinë e fushës në gjysmëfinale.

Përballja mes Bashkimit e Golden Eagle Yllit zhvillohet të enjten me fillim nga ora 18:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...