18.8 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Ylli fiton dramën me Pejën dhe kalon në finalen e madhe

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i në Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të përballet me Trepçën.

Në gjysmëfinale, Ylli e eliminoi kampionen në fuqi, Pejën në serinë gjysmëfinale me rezultatin 3-2.

Ndeshja vendimtare u zhvillua në “Karagaçin” e zbrazët, ku suharekasit fituan me rezultat 88:84.

Ylli pas kësaj fitoreje iu bashkuar Trepçës në finale, që kishte fituar më herët në gjysmëfinale ndaj Prishtinës me rezultat të përgjithshëm 3-0.

Sërish më i miri tek Ylli ishte fundori Alonzo Verge Jr. Ai ndeshjen e përfundoi me 25 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Jalen Nesbitt i kishte 12 pikë e tetë kërcime, ndërsa 12 pikë e tri kërcime i shtoi kapiteni Gëzim Morina. Kontribut dhanë edhe Vincent Cole me 17 pikë e katër kërcime dhe Jan Palokaj me 14 pikë./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...