27.5 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Ylli mposht Bashkimin në Prizren

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore ndaj Bashkimi në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Sezai Surroi” përfundoi me rezultatin 70:81.

Më i dalluari në fitoren e therandasve ishte Alonso Verge Jr, i cili shënoi 26 pikë. Ai u ndihmua edhe Nate Grimes me 17 pikë.

Lejson Zeqiri me 18 pikë ishte më i dalluari te prizrenasit.

Ylli, që renditet i treti në tabelë me 35 pikë, tani ka bilanc prej 13 fitoreve dhe nëntë humbjeve në kampionat.

Bashkimi është i gjashti me 30 pikë dhe me bilanc prej tetë fitoreve dhe 14 humbjeve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...