12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Ymeri: Kurtit nuk mund t’i besohet në asgjë që thotë politikisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për tokën e Manastirit të Deçanit.

Lidhur me këtë rast, analisti, Visar Ymeri ka thënë se Kurtit nuk mund t’i besohet më në asgjë që thotë politikisht, sepse nuk është duke e mbajtur asnjërën.

Sipas tij ka gjëra që Kurti i ka ndërruar e që Ymeri thotë se i mbështet dhe do i mbështesë, por ka gjëra që mënyra se si flet Kurti e bënë jo kredibil.

“Nëse ky bëhet jokredibil te qytetarët e Kosovës nuk po them i jopopullarizuar, por nëse nesër Kurti del e thotë ky është vendimi i Kosovës, nuk mund ti besojmë më, sepse ne thojmë e ndrron edhe këtë siç i ka ndërruar edhe të tjerat”.

Ymeri theksoi se është bërë jokredibil për partnerët tanë ndërkombëtarë, e sipas tij si mund të vazhdohet me qeversijen e tij, teksa u shpreh se kjo është pyetje legjitime./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...