avarësisht fjalëve të tij, besimi i qytetarëve për ekzekutivin duket se është zbehur me kohën. Këtë e tregon nje raport nga UNDP në Kosovë, i publikuar si edicioni i 23-të i Përmbledhjes së Pulsit Publik.
Aty thuhet se ka pasur rënie të kënaqshmërisë prej 7.7 për qind tek performanca e kryeministrit Albin Kurti për një periudhë gjashtëmujore, e performanca e qeverisë pati rënie prej 6.2 për qind.
Niveli i kënaqëshmerise me performancën e kabinetit ekzekutiv është ne shifren e 41% kurse i punes e Kurtit në 44.9%.
Kënaqshmëria me punën e Kuvendit eshte 39.1%, ndërsa me kryekuvendarin Glauk Konjufcën kënaqshmëria eshte me e madhe se me kryeministrin, 50.8%.
Ndërkaq me punen e te pares se shtetit, presidenten Vjosa Osmani, sondazhi i nëntorit 2022 tregon se niveli i kënaqshmerise është 56.8%, me e larte se me Kurtin e Konjufcen.
Rënie të ndjeshme të shkallës së kënaqshmërisë pati në institucionet e drejtësisë, përkatësisht me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, me 24,4% dhe 22%, krahasuar me prillin 2022.
Gatishmëria e qytetarëve për të protestuar paraqitet dukshëm e më e vogël në nëntor 2022 sesa në prill 2022.
Ky është numri më i ulët i njerëzve të gatshëm për të protestuar për arsye politike, i regjistruar ndonjëherë nga ky raport.
Papunësia (29.9%), varfëria (21%) dhe çmimet e furnizimeve esenciale (17.4%) perceptohen si tre problemet kryesore në Kosovë.
E për rëndësinë e ketyre te gjeturave tregon përfaqesuesja rezidente e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko. Projekti Pulsi Publik i cili filloi në vitin 2002 është financuar dhe mbështetur bujarisht nga populli amerikan përmes USAID/Kosovë./Njeshi/