20.8 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Zbulohen detaje tjera të kontratës së Hansi Flick me Barcelonën

Trajneri gjerman, Hansi Flick pritet të emërohet përfundimisht si trajner i ri i Barcelonës, duke pasuar Xavi Hernandezin, i cili do të largohet brenda disa ditësh.

Sipas gazetarit Roger Torello nga Mundo Deportivo, marrëveshja e Barcelonës me Hansi Flick do të zgjasë vetëm për një sezon.

Marrëveshja do të vijë gjithashtu me një opsion për një vit tjetër, por do të varet nga Barça që ta zgjasë ose ta lërë atë në fund të sezonit të ardhshëm.

Paga e tij gjithashtu do të jetë në përputhje me pagën prej 5 milionë euro në vit që Xavi merr aktualisht në Camp Nou. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...