5.5 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Zbulohet në Leposaviq laborator për kultivimin e kanabisit, sekuestrohen 23 bimë dhe arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës dje rreth orës 07:30 ka pranuar një informatë se në shtëpinë e të dyshuarit R.V.(1981) në fshatin Graniqan, komuna e Leposaviqit dyshohej se ka të improvizuar laborator për kultivimin e bimëve te kanabisit.

“Njësia DHTN Mitrovicë Veri nën asistimin e zyrtarëve policor nga DRP Mitrovicë Veri kemi bërë bastisjen së bashku me objektet përcjellëse të shtëpisë ku gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë kemi gjetur dhe sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuar të kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm , si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa,ventilim etj)”, ka bërë të ditur për media zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.

Elshani ka shtuar se njësia e forenzikes ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve të rënda dhe me udhëzim të tij nga bimët merren disa mostra qe do të dërgohen në laborator kurse pjesa tjetër me urdhër të prokurorit shkatërrohen”, tha Elshani.

Elshani u shpreh se i dyshuari nuk është has në lokacion dhe gjendet në arrati.

“Rasti vazhdon të hetohet nga DHTN Mitrovicë Veri. Në lidhje me rastin i dyshuari R.V. (1981) rreth orës 19:30 është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare në Jarinje se personi i dyshuar është ndaluar dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, tha ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...