14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Zbulohet një insekt i ri në Kosovë, emërtohet “coronavirus”

Profesori i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Prishtinës, Halil Ibrahimi, ka zbuluar një tjetër lloj të ri insekti në Kosovë.

Për ta kujtuar kohën kur është zbuluar ky lloj i ri i insektit, ai është emërtuar Potamophylax coronavirus.

Ibrahimi thotë se simbolikisht emri i llojit potencon edhe një pandemi tjetër, që është duke ndodhur në lumenjtë e Kosovës, e në veçanti në Lumbardhin e Deçanit, si rezultat i ndotjes, degradimit dhe keq menaxhimit të hidrocentraleve.

“Edhe pse i zënë para disa vitesh, është përshkru tek gjatë vitit të kaluar dhe sivjet, kryesisht gjatë kohës së izolimit për shkak të pandemisë. Nga këtu vjen edhe emri i llojit, Potamophylax coronavirus, si përkujtim i kohës kur është zbulu. Simbolikisht, emri i llojit, potencon edhe një pandemi tjetër, që është duke ndodhur në lumenjtë e Kosovës, e në veçanti në Lumbardhin e Deçanit,si rezultat i ndotjes, degradimit dhe keqmenaxhimit të hidrocentraleve”, ka shkruar ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...