Një laborator i drogës është zbuluar në një banesë në qytetin e Prizrenit gjatë një aksioni policor që po vazhdon.
Klankosova.tv mëson se operacioni ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe përpunimin e substancave narkotike.
Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisje të shumta laboratorike, si dhe sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.
Rasti është konfirmuar edhe nga kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.
“Është një rast të cilin e kam hetuar personalisht unë. Deri më tani i kemi tre persona të arrestuar. Aksioni po vazhdon edhe në qytetet e tjera”, deklaroi Kryeziu/Njeshi/