3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Zbulohet oferta e Real Madridit për Kylian Mbappen

Real Madrid nuk do të heq dorë për transferimin e Kylian Mbappes.

Ylli francez është në muajt e fundit të kontratës me PSG-në, e cila skadon në fund të sezonit.

Sipas asaj që raporton ‘ESPN’, Reali tashmë ka bërë një ofertë drejtuar francezit për t’u bashkuar si agjent i lirë verën e ardhshme.

Sipas gazetës oferta e ‘Los Blancos’ është më e ulët se ato që ka bërë në të kaluarën, me klubin që nuk dëshiron ta paguajë atë shumë më shumë se yjet e njohur në skuadër si Vinícius Júnior dhe Jude Bellingham, të cilët burimet thonë se fitojnë rreth €. 10.5 milionë (11.4 milionë dollarë) neto për sezon.

25-vjeçari pritet të kthej një përgjigje përfundimtare në javët e ardhshme.

Kujtojmë që Mbappe aktualisht fiton 37 milion euro te PSG, dhe atij i është ofruar e njëjta pagë në kontratën e re të klubit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...