Kryetari i AAK-së në Pejë dhe ish-kryetar i kësaj komune Ali Berisha, ka marrë pjesë sot në zbulimin e pllakës përkujtimore të martirëve të pagjetur në fshatin Rashiq.
Zbulimi i kaj pllake përkujtuese erdhi sot me rastin e shënimit të 26-vjetorit të zhdukjes së mbi 20 shqiptarëve të pafajshëm, nga forcat okupatore të Serbisë.
Postimi i plotë:
U nevojit veprimtari politike, mund e luftë e pakompromis që të vijmë deri te liria. Tanimë është e njohur dhe e pranuar se pa gjakun e derdhur, pa sakrificën sublime të shumë dëshmorëve e martirëve sot nuk do të ishim të lirë.
Sot në zbulimin e pllakës përkujtimore të martirëve të pagjetur në fshatin Rashiq.
Kosova duhet të bëj krejt çka është e mundur deri në identifikimin dhe gjetjen e këtyre martirëve.
Lavdi dhe nderim martirëve të Rashiqit!
Nder dhe lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!’-shkruan Ali Berisha./Njeshi/