17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Zbulohet shuma se nga sa milionë euro do të fitojnë Joshua dhe Usyk pas meçit të sontëm

Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në Londër, në një meç të madh boksi. Dy boksierët e peshave të rënda do të luftojnë për titujt WBA, WBO dhe IBF.

Dueli mes britanikut dhe ukrainasit është pritur që një kohë të gjatë dhe pritet të jetë spektakolar.

Joshua dhe Usyk pritet të dalin në ring rreth orës 23:15 me kohën tonë lokale. Por tanimë janë bërë të ditur edhe të ardhurat e dy boksierëve nga ky meç.

Boksieri britanik, Anthony Joshua do të fitojë 15 milionë funte nga kjo përballje, derisa Oleksandr Usyk do të marrë pesë milionë. Këta shifra janë të caktuara tanimë dhe pa marrë parasysh fituesin, Joshua do të fitoj 15 milionë funte derisa Usyk pesë milionë.

Ndërkohë pas meçit të sontëm fitimet mund të rriten edhe më shumë për fituesin nga sponsorët e ndryshëm. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...