Mustafa ka thënë se qëndrimi i LDK-së sa i përket dialogut me Serbinë, është për një proces të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke me kufijtë dhe sovranitetin territorial të shpallur më 17 shkurt 2008.
“Grupi parlamentar i LDK-së do të merr pjesë nëpër seanca parlamentare, ndërsa sa i përket votimit është vendimit i deputetëve që kanë marr nga qytetarët e Kosovës. Qëndrimi i LDK-së sa i përket dialogut me Serbinë, është që ne jemi për të dialoguar për një proces të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohje reciproke dhe kufijtë e Kosovës, sovraniteti territorial duhet të jenë ata që i kemi shpallur më 17 shkurt 2008”, theksoi Mustafa.
Në një konferencë për media zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka kritikuar koalicionin qeverisë PAN, në veçanti Qeverinë, që në prag të 11-vjetorit Pavarësisë së Kosovës po përpiqet t’i mbulojë dështimet e saj, duke e quajtur këtë vit të ekonomisë. /Njeshi/
]]>