27.8 C
Pec
E enjte, 25 Korrik, 2024

Zëdhënësi i DASH-it në përvjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi: Serbia ti sjellë para drejtësisë përgjegjësit, autorët e këtij krimi brutal janë të lirë

Sot janë bërë 25 vjet nga vrasja e vëllezërve Ylli, Agron e Mehmet Bytyqi. Ata ishin arrestuar nga shteti serb në fund të qershorit të vitit 1999, pasi kishin kaluar gabimisht kufirin teksa po përcillnin një familje rome nga Prizreni drejt Serbisë.

Gjatë paraburgimit ata u zhdukën e më pas trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo në Serbinë Lindore.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka reaguar për këtë rast.

“25 vjet më parë, shtetasit amerikanë Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u vranë në paraburgim nga policia serbe. Sot, autorët e këtij akti brutal mbeten të lirë. Ne i bëjmë thirrje Serbisë sërish që të përfundojë hetimin e saj dhe të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për vdekjen e tyre”, thuhet në reagim./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...