Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë kolonel Massimo Giuliano me bashkëpunëtorë ka qëndruar për vizitë në mediumin e pavarur ‘RADIO 1’ 98.0FM dhe Portalin ‘Njeshi’, prej nga ka parë nga afër procesin e punës dhe të shtrirjes së informacioneve.
Kolonei Giuliano, është pritur në takim nga Fitim Behluli – kryeredaktor i ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’ dhe Redaktorja përgjegjëse Venera Berisha – Morina, nga të cilët është njoftuar mbi punën, sfidat, sukseset dhe skemën programore nacionale të ‘RADIO 1’ si dhe prodhimet e portalit ‘Njeshi’.
Ndryshe, ‘Radio 1’ është Radio Rajonale me shtrirje në rrjetin tokësorë në qytete dhe fshatra të rrafshit të dukagjinit duke mbuluar ligjërisht 65 % të territorit të Republikës së Kosovës si dhe dëgjueshmeri në tërë Botën nëpërmjet aplikacionit zyrtar iOS dhe Android dhe poashtu me vegzë tek www.njeshi.com dhe shkabaj.
Portali Njeshi, portal autoritativ me shtrirje, lexueshmëri dhe ofertë informacionesh për të gjitha shtresat e grupmoshat.
RADIO 1 dhe Portali ‘Njeshi’ janë ombrellë e shtëpisë tone mediale dhe janë në shërbim të prodhimeve të njëra-tjetrës.
Zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë kolonel Massimo Giuliano, me këtë rast ka pgëzuar stafin drejtues dhe punonjësit për punën dhe bashkëpunimin e mirë të ndsjellë, ndër vite./Njeshi&RADIO 1/